Sporti

Ja kur zhvillohet Superkupa mes Liverpoolit dhe Chelseas

Super-Kupa mes Liverpoolit dhe Chelseas do të zhvillohet në gusht.

Liverpooli do të luajë kundër Chelseat në Superkupën e UEFA-s që do të zhvillohet më 14 gusht në Stamboll.

Blutë fituan kundër Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës me rezultat 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në mesjavën e kaluar (29 maj) në Baku të Azerbajxhanit.

Ndërkaq, në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që u zhvillua të shtunën në Wanda Metropolitano në Madrid, në një tjetër finale angleze, Redsat fituan ndaj Tottenham Hotspur (2-0).

Liverpooli është skuadra e fundit angleze që e ka fituar Superkupën e UEFA-s (në vitin 2005), ndërsa tashmë është e sigurt se trofeu do të shkojë në Angli.

Katër nga pesë përballjet e fundit në këtë garë kanë qenë ndërmjet skuadrave spanjolle, ndërsa në vitin 2018 e fitoi Atletico Madridi që e mposhti Real Madridin në Tallinn.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19