Sporti

Ja çka shkruajnë mediat botërore për fitoren e thellë të Kosovës ndaj Maltës

Fitorja e Kosovës ka rënë në sy edhe të mediave botërore.

Më e zëshmja ka qenë ajo zvicerane ‘Blick’ që ka thurrur elozhe për djelmoshat e Challandes, shkruan GazetaBlic.

Më poshtë e keni lajmin e tyre të botuar para pak çastesh në faqen kryesore.

Kujtojmë që pas këtyre tre pikëve,’Dardanët’ qëndrojnë edhe më tutje në krye të grupit të tretë në Ligën D dhe me një barazim kundër Azerbeixhanit do të kualifikohen për në gjysmëfinale.
Blick: Kosova çmonton Maltën!

Për fitorën e thellë të Kosovës raportojnë shumë media të huaja, në mesin e tyre edhe gazeta zvicërane, Blick. Ajo përshkruan karakterin dhe protagonistët e ndeshjes.

Bernard Challandes feston triumfin e radhës në Ligën e Kombeve me ekipin kombëtar kosovar. Nga Malta kthehen në Prishtinë me një rezultat 5:0, fillon Blick.

Çfarë shfaqje nga kosovarët për trajnerin Bernard Challandes. Në pjesën e parë ata e lanë topin të qarkullojë mirë dhe të shpërblehet me 1:0. Pas pushimit ata papritur u hodhën në sulm”, vazhdon gazeta.

Në 20 minutat e fundit ekipi i Challandes tregon se ata mund të kundërsulmojnë. Lojtari i FCZ, Kololli, shënoi një gol të bukur në minutën e 70-të, pastaj zëvendësuesi Avdijaj bëri gjithçka të qartë me dy gola në minutat 78 dhe 80, shkruan e përditshmja zvicërane.

Rashica vendos rezultatin përfundimtar 5:0 me një goditje të mrekullueshme në minutën e 86. Kjo do të thotë se kosovarët mbeten të pamposhtur në Ligën e Kombeve, dhe me tri fitore dhe dy barazime gjenden në krye të Grupit 3, përfundon Blick, përcjellë Perfaqesuesja e Kosoves-Dardanet. /GazetaBlic/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?