Sporti

Italia kampione e Evropës

Sot (e diele) u zhvillua ndeshja e fundit e kampionatit evropian “EURO 2020”, shkruan Sinjali Sport.

Italia është përballur me Anglinë në finalen e shumë pritur të kësaj gare.

Kampion i EURO 2020 u shpall Italia, pasi fituan me anë të penaltive me rezultat 3-2.

Fituesi nuk u vendos në kohën e rregullt, pasi në 90-të minuta ndeshja u mbyll baras 1-1, e po ashtu as në vazhdime nuk pat ndryshim rezultati, ku fituesi u vendos përmes gjuajtjeve nga pika e bardhë.

Azzurri me anë të mbrojtësit Leonardo Bonuccit ka barazuar shifrat, në minutën e 67-të.

Luke Shaw realizoi golin e anglezëve në ndeshje në minutën e dytë, pas një super harkimi të Kieran Trippier.

Në arenën gjigante të Londrës “Wembley” u luajt kjo përballje.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?