Sporti

Ismet Munishi e Alban Dragusha vijnë të hënën në ’90 Plus’

Të hënën në emisionin “90 Plus” të autorit Adem Haliti, mysafirët e radhës janë trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi dhe ndihmës-trajneri i Dritës, Alban Dragusha, shkruan zeri.info.

Si çdo herë në “90 Plus” do të ketë një debat të nxehtë, ku temë kryesore do të jetë Superliga e Kosovës dhe futbolli kosovar në përgjithësi.

Emisionin “90 Plus” mund ta shikoni në faqen në Facebook të “Radio Prishtina” si dhe në “TV Zëri” duke filluar nga ora 18:15.

Kujtojmë se “90 Plus” është një nga emisionet më të shikuara sportive në vend, ku deri më tani, mysafirë kanë qenë emrat më të mëdhenj të sportit kosovar./Zëri