Sporti

Ish-ylli i Barcelonës mposht Coronavirusin

Xavi Hernandez ka bërë të ditur se është shëruar nga COVID-19.

Ish ylli i Barcelonës, Xavi Hernandez ka bërë të ditur se është shëruar nga COVID-19 dhe është kthyer në shtëpi për të vazhduar detyrat si kryetrajner i ekipit nga Katari, Al-Sadd, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet e kujdesit që kam marrë këto ditë”, shkroi ai në Instagram derisa kishte publikuar një fotografi i shoqëruar me vajzën e tij.

“Dua të ndaj me ju lajmin se jam rikuperuar dhe jam në shtëpi me familjen time dhe ekipin Al-Sadd”, shtoi ai.

Xavi 40 vjeç kishte lajmëruar se ishte testuar pozitiv për koronavirus pas një kontrolle rutinore të futbollistëve dhe stafit të ekipit nga Katari.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19