Sporti

Ish trajneri kampion, tregon pikën e fortë të Kosovës

Trajneri i njohur mitrovicas Gani Sejdiu që fitoi titullin e kampionit me Trepçës dhe Feronikelin beson se Kosova ka gjasa të mira për ta vazhduar ecurinë e ndeshjeve pa disfatë, gjithsej 14 deri më tani, edhe pas ndeshjeve të shtatorit. Mirëpo, ai ka theksuar se tifozët kosovarë duhet të mbeten realistë.

Në emisionin sportiv “Favorit”, Sejdiu beson se Kosova mund të arrijë atë rezultat pozitivë.

“Nëse çekët bazohen në lojën në ajër, atëherë edhe ne jemi shumë të mirë në ajër, pra nuk kemi pse t’jau kemi frikën. Ne kemi armën kryesore, lojën teknike dhe të shpejtë në sulm, kështu që e rrezikojmë në shumë aspekte kundërshtarin”, ka thënë Sejdiu, i cili megjithatë e pranon se ne ende jemi duke u ngritur dhe këtë ekip nuk duhet ngarkuar shumë. /Zëri.info


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?