Sporti

Ilir Meta i jep nështetësine shqiptare futbollistit ganez, me vetëm dy vjet qëndrimi në Shqipëri

Ligji parashikon që për marrjen e nënshtetësisë shqiptare shtetasit e huaj duhet të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri.

Por ndryshe ka ndodhur me Winful Cobbinah, një nga futbollistët më kryesorë të skuadrës së Tiranës.

Presidenti Ilir Meta, i ka dhënë shtetësinë shqiptare futbollistit ganez edhe pse ka vetëm dy vjet në Shqipëri.

Ganezi është pajisur me pasaportë shqiptare që me 24 shtator, nga presidenti Ilir Meta që miratoi një dekret dhe mesfushorit të Tiranës i dha nënshtetasinë.

Nuk është afrikani i parë që e merr, janë edhe futbollistë të tjerë që janë pajisur me pasaportën shqiptare, si Abraham Alechenu, Charles Ofoye dhe James Adeniyi. Cobbinah është i radhës.

Por pyetja që shtrohet është se ku e ka bazuar dekretin presidenti, që bie ndesh me ligjin?