Sporti

I theu telefonin një djali autik, Cristiano Ronaldo dënohet nga Federata angleze (VIDEO)

Cristiano Ronaldo dënohet për agresion ndaj një djali me autizëm. Në prill, portugezi i theu telefonin e një djali autik. Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes së Manchester United me Everton (0-1) në kuadër të javës së 32-të Premier League. Menjëherë pas kësaj, sulmuesi kërkoi falje.

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) i njohu veprimet e futbollistit 37-vjeçar si “të pahijshme dhe të dhunshme”. Për këtë, Ronaldo u pezullua për dy ndeshje, u gjobit me 50 mijë paundë dhe u paralajmërua. Dje, United dhe Cristiano kanë ndërprerë kontratën.

Shiko videon më poshtë: