Sporti

I papërsëritshmi Florian Marku, e mposhtë boksierin ukrainas dhe shpallet kampion

Bokseri shqiptar, Florian Marku u përball me ukrainasin, Maksim Prodan në duelin e peshave të mesme që vlen titullin kampion në federatën IBF, ku doli fitues, shkruan Insporti.

Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti të nokautonte tjetrin.

Kështu me vendim të ndarë, Florian Marku e fitoi këtë meç.

Garuesit luftuan për titullin në peshat e mesme deri në 66.7 kg

Ndryshe, Florian Marku u ngjit në ring me një rekord të jashtëzakonshëm prej 8 fitoresh dhe 1 barazimi, me 6 prej fitoreve që kanë ardhur me nokaut, ndërkohë kundërshtari i tij, Maxim Prodan ka 19 meçe, 18 fitore, një barazim dhe asnjë humbje, me 15 prej fitoreve që kanë ardhur me nokaut.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?