Sporti

I biri i Arkanit uron trajnerin e ri të Serbisë që e refuzoi përballjen me Kosovën: Je patriot i vërtetë, je serb me zemër të madhe

Veljko Raznatovic e uruar trajnerin e ri të Serbisë, Ljubisa Tumbakovic për postin e marrë dhe e ka konsideruar atë si një hero dhe patriot të madh pasi refuzoi ta drejtonte Malin e Zi në ndeshje me Kosovën, në kualifikimet e Evropianit 2020.

Veljko Raznatovic, i biri i kriminelit serb, Arkan, e ka uruar Ljubisa Tumbakovicin, i cili u emërua trajner i ri i Serbisë.

Raznatovic e ka postuar një video në Instagram, përmes së cilës trajnerin e ri e konsideron patriot dhe serb me zemër.

“Vetëm desha ta uroj trajnerin e ri, Ljubisa Tumbakovic që u bë trajner i ri i ekipit kombëtar të Serbisë. Ai është një patriot i vërtetë dhe i ndershëm dhe nuk ka ndjenjë më të mirë sesa ta shfaqësh dashurinë e sinqertë për vendin nga thellësia e zemrës”, ka thënë fillimisht i biri i këngëtares serbe Ceca.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19