Historike: Rashica thyen rekordin 35 vite të vjetër në Werder Bremen
Werder Bremen është duke avansuar ndaj skuadrës së RB Leipzigut me rezultat minimal 1-0.
Ishte superylli vushtrrias, Milot Rashica ai i cili me anë të penaltisë i dha epërsinë ekipit të tij, shkruan Reporteri.net
Me golin e shënuar sot, Werder Bremen thyen rekordin e golave të shënuar si vendase. Ata kanë arritur të shënojnë ndaj çdo rivali këtë edicion në stadiumin e tyre, gjë që e kishin bërë edhe në sezonin e largët 1984/85.
Pra, goli i Milot Rashicës po del të jetë gol i historisë për skuadrën gjermane.
Kujtojmë që për Milot Rashicën ishte ky goli i 9 në kuadër të Bundesligas dhe i 12-ti në total në të gjitha garat, i cili numëron edhe 6 asiste tjera./Reporteri.net/