Sporti

Histori të pa treguara: “Si e bindi Mourinho Messin t’i bashkohet Chelseas në vitin 2014”? Kush bëri që marrëveshja të dështoj

Lionel Messi në Stamford Bridge në fanellë të kaltër? Chelsea ishte buzë blerjes më të madhe në tregun e transferimit të lojtarëve në histori në vitin 2014, kur Jose Mourinho e kishte bindur superyllin e Barcelonës t’i bashkohej klubit nga Premierliga, zbulon eksperti i transferimit të lojtarëve, Gianluca Di Marzio.

Argjentinasi 33-vjeçar është tunduar për t’u larguar nga La Liga më shumë se një herë, më së fundmi në gusht, por klauzola e lirimit të tij në vlerë tejet të lartë prej 700 milionë eurosh ia pamundësoi largimin, pavarësisht kërkesës së tij zyrtare për t’u larguar

Por në vitin 2014, Chelsea ishte i gatshëm ta aktivizonte klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 250 milionë eurosh në atë kohë, dhe i ofroi argjentinasit pagë vjetore prej 55 milionë eurosh neto – diçka që nga Di Marzio vlerësohet si rrëfimi më i madh i pa treguar në tregun e transferimeve.

Bisedimet mes Messit dhe Mourinhos nisën menjëherë pasi qeveria spanjolle e hapi një hetim kundër familjes së Messit për mashtrim tatimor në vitin 2013. Në atë botë Messi e kishte pranuar se po e mendonte largimin nga Spanja.

Në librin e tij të fundit “Grand Hotel Calciomercato”, një ditar i rrëfimeve të pa treguara për tregun e transferimeve të futbollistëve, Di Marzio zbulon sesi Mourinho e kishte bindur Messin t’i bashkohej Chelseat pas një bisedime ballë për ballë në FaceTime.

Megjithatë, përfshirja e babait dhe menaxherit të Messit, Jorge, dhe ish-bashkëlojtarit të tij, Deco, kishte ndikuar që marrëveshja të dështonte sikur një flluskë e sapunit që shpërthen dhe zhduket në ajër, megjithëse palët kishin rënë në ujdi për kushtet personale.