Sporti

Hamiti: “Elhamdulillah” i Shaqirit s’është slogan që mbjell urrejtje

Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka thënë që deklarata e futbollistit, Xherdan Shaqiri i cili tha “Elhamdulillah” pasi iu gëzua fitores së Liverpool-it në finalen e Ligës së Kampionëve nuk ka asgjë të keqe pasi është gjuhë që përdoret kudo të muslimanët.

“Ka teprime në gjykime dhe paragjykime të tilla. “Elhamdulillah” do të thotë në anglisht “Thanks God” (shyqyr Zotit), dhe Shaqiri ka thënë një falënderim pasi ka fituar”, theksoi Hamiti në Info Magazine në Klan Kosova.

Hamiti ka thënë se kjo shprehje nuk është “slogan që ndjell urrejtje ose flet për racizëm”.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19