Sporti

Haliti për derbin e Anamoravës: Drita fitoi me plotë meritë, Gjilani i “dashuruar” për vendin e tretë

Drita ka triumfuar në derbin e Anamoravës duke mposhtur rivalin e qytetit Gjilanin me rezultat minimal 1:0, kështu për të marrë kreun e tabelës.

Gazetari Adem Haliti, në emisionin “Ekipa A” në ATV thotë se nuk është i befasuar aspak me këtë fitore, pasi që Drita është më e fokusuar tek fitorja për shkak se edhe po e kërkon titullin e kampionit.

“Drita është një skuadër jashtëzakonisht serioze dhe e organizuar mirë, ndërsa Gjilani ende nuk është kthyer në formën e vet pas asaj krizës që e pat. Kur është fjala te derbi, Drita dihet se është më ë fokusuar sepse po e kërkon titullin e kampionit. Drita udhëton edhe në shtëpi edhe jashtë vendit vetëm për pikë, por edhe dihet se e ka një skuadër kompakte, i ka mbi 25 futbollistë të cilët mund t’i zëvendësojë pa problem edhe nëse ka lëndime”, tha Haliti.

LEXO EDHE:  Kaq shumë ka ndryshuar Luan Krasniqi, boksieri kampion

Sipas tij, fitorja e Dritës ka qenë me plotë meritë, ndërsa Gjilani, sipas tij, është duke punuar mirë për ta mbajtur ‘atë’ vendin e tretë. /atvlive.tv