Sporti

Grushtat e hekurt të Joshuas, shikoni momentet kur nokauton Pulevin

Anthony Joshua ka fituar ndaj Kubrat Pulev në raundin e nëntë me nokaut.

Në raundin e parë të dy boksierët tentuan njëri tjetrin, duke qëndruar më shumë në distancë, ku nuk kishte momente të nxehta.

Raundi i dytë ishte më i zjarrtë, ku fillimisht Joshua dha disa goditje, por Pulev qëndroi mirë, duke u kthyer edhe ai me disa sulme.

Në raundin e tretë Joshua shpërtheu. Ai i bëri dy nokdaun Pulevit, i cili fillimisht i iku dy luftimit pas goditjeve të marra, ndërsa gjyqtari e konsideroi si nokdaun.

Pas këtij Joshua nuk u dal dhe me disa goditje të kombinuara e rrëzoi Pulevin për herë të dytë. Edhe kësaj radhe Pulev u ngritë në këmbë për të vazhduar duelin.

Raundi i katërt ishte më i qetë se i treti, ku boksieri bullgari kishte arritur ta merrte vetën.

Edhe raundi i pestë i takoi Joshuas që kishte një sulm të mirë në fillim, duke e goditur disa herë Pulevin.

Por në sulmin e dytë anglezi e shkatërroi plotësisht, duke e rrëzuar në nokaut, pasi Pulev nuk arriti të kthehet më në lojë. /Telegrafi/

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?