Sporti

Granit Xhaka bëhet baba, Leonita sjell në jetë fëmijën

Futbollisti Granit Xhaka është bërë baba për herë të parë.



Ka ardhë në jetë fëmijë i futbollistit të Arsenal dhe kombëtares së Zvicrës, Xhaka.

Bashkëshortja e tij, Leonita, ka lindur vajzën e tyre, çifti duke u bërë kështu prindër për herë të parë.

Ata kanë postuar një fotografi të ëmbël, ku shihen duart e gjithë familjes, në postimin ku Xhaka lajmëron për lindjen, shkruan Gazeta Express.

“Mirë se erdhe princesha jonë e vogël, nëna dhe babi të duan”, ka shkruar futbollisti.