Sporti

‘Godet’ Ismet Munishi: Futbollistët tanë janë të dënuar vetëm pse luajnë në Kosovë!

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, në emisionin ‘LIBERO’ të Resul Sinani në ATV, është pyetur se cilët janë tre futbollistët më të mirë dhe tre më të dobëtit.

Më i miri i të gjitha kohërave sipas Munishit është padyshim Fadil Volli, pastaj Granit Xhaka dhe Xherdan SHaqiri.

“Më i miri i të gjitha kohrave është Fadil Vokrri, i dyti është Granit Xhaka sepse na ka bërë të gjithve krenar me golin e famshëm që e ka shënu në Rusi kundër Serbisë, dhe Xherdan Shaqiri me golin e dytë. Kurrë vetën ma shumë krenar nuk e kam ndierë në futboll. Aty e kam parë që karma ekziston, aty e kam parë që familjet e tyre janë përndjekë prej regjimit serb, edhe u kthy bumerang ai talent që ata e kanë zhvillu jashtë Kosovës”, ka thënë Munishi në ATV, përcjell Korrespodenti.

Sa i përket tre futbollistëve më të dobët, Munishi tha se nuk mundet me i thanë, duke pas parasysh rrethanat dhe kushtet që është zhvillu sporti në Kosovë.

“Unë e shfrytëzoj kohën shumë për me iu ba marketing futbollistëve dhe për me iu dhanë kurojo. Niher më tha një anëtarë i kryesisë, tha ‘po i dënojmë futbollistët’, i thash, po këta janë të dënuar, me tha qysh, i thash ‘ata si të luajnë në Kosovë janë të dënuar, a po don me i dënu dy herë’. Dmth për këtë arsye nuk kisha me i thanë tre më të dobëtit”, është shprehur Munishi. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?