Sporti

‘Godet” ish trajneri i Kosovës: Kosova nuk duhet t’i qaj lëndimet por të ballafaqohet me realitetin

Ish trajneri i Kosovës, Albert Bunajku e ka cilësuar si mjaft të rëndësishme ndeshjen me Çekinë, derisa ka deklaruar se Kosova mund të marr rezultat të mirë pasi tashmë e ka krijuar bërthamën e vetë, shkruan Zëri.info.

“Kosova ka mungesa dhe sigurisht është vështirë për ta pasi janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Por me mungesa të tilla jemi përballur gjithmonë edhe në kohën time. Trajneri ka qenë shumë korrektë në deklarata. Pra futbolli e ka këtë dhe trajneri nuk duhet të ndalet te lëndimet por të ballafaqohet me ta. E rëndësishme është se Kosova e ka krijuar bërthamën e vetë dhe është duke ecur me hapa përpara. Unë pres një paraqitje të mirë nesër”, ka thënë Bunjaku ne emisionin Favorit./Zëri.info


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?