Sporti

Gjunjëzohet Serbia midis Beogradit, Ronaldo tërbon serbet me festim

Kombëtarja e Portugalisë e ka mundur me rezultat 4-2, Serbinë në ndeshjen e luajtur në Beograd.

Yjet portugez nga minuta e parë kanë dominuar në mënyrë absolute ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Marakana’ në kryeqytetin serb, shkruan AlbanienShow.

Golat për portugezet janë realizuar nga Carvalho, Guedes, Ronaldo dhe Silva.

Kur jemi tek Ronaldo, ylli i Juventusit ka tërbuar tifozët nacionalistë serb me festimin e tij.

Pas kësaj fitore Portugalia renditet në vendin e dytë me 5 pikë në grupin B, Serbia renditet e katërta me 4 pikë. Lider i grupit mbetet ende Ukraina me 13 pikë.

LEXO EDHE:

“Kallen” mediat serbe pas fitores historike të Kosovës ndaj Çekisë

Më poshtë ju ftojmë të shikoni videon me te gjitha golat Kosovë – Çeki: 2-1