Sporti

Genc Nuza vazhdon të imitohet nëpër botë, veprimin e tij tani e bën edhe një gjyqtare

Në ndeshjen e yjeve, të zhvilluar ndërmjet shokëve të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës javën e kaluar, gjyqtari Genc Nuza mori vëmendje maksimale.

Pesë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë bëri një veprim interesant derisa ndeshja po zhvillohej, veprim i cili po bën bujë në mediet ndërkombëtare dhe më gjerë, raporton Zëri.info.

Gjatë një dueli në mes të Milot Rashicës dhe Muharrem Sahitit, Nuza u mendua se do ta ndëshkojë me karton ndihmës-trajnerin e Kosovës.

Megjithatë, në vend të kartonit, Nuza nxori palomën për të fshirë djersët.

Veprimi i gjyqtarit që mban stemën e FIFA-s u duartrokit nga i gjithë stadiumi, derisa shumë faqe të mëdha sportive e shpërndanë këtë moment.

Pas një gjyqtari holandez, tani edhe një gjyqtare e ka imituar veprimin e Nuzës.

Në vend se ta ndëshkonte me karton futbollistin, ajo nxori palomën dhe veprimi i saj u prit me sportivitet./Zëri.info

LEXO EDHE:

‘Forja’ më e fortë e vitit, Genc Nuza bëhet hit botëror