Sporti

Genc Nuza e ‘ndëshkon’ me karton të kuq moderatorin e ’90 Plus’

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza dhe anësori Fatlum Berisha ishin të ftuar në emisionin “90 Plus”, i cili transmetohet në Zëri TV.

Si Nuza, ashtu edhe Berisha rrëfyen momentet e tyre më të mira në fushën e gjelbërt kohëve të fundit, shkruan Zëri.info.

Përveç momenteve të mira, dyshja e referimit kosovar folën edhe për paragjykimet e shumta.

Në fund të emisionit, Nuza i bëri edhe një befasi moderatorit të “90 Plus”, Adem Haliti.

Pesë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë ia dhuroi Halitit një karton të verdhë si dhe një të kuq./Zëri.info