Sporti

Genc Nuza dhe Fatlum Berisha vijnë të hënën në ’90 Plus’

Të hënën në emisionin “90 Plus” të autorit Adem Haliti, mysafirët e radhës janë dy gjyqtarët e futbollit kosovar, Genc Nuza dhe Fatlum Berisha, transmeton zeri.info

Autori i “90plus”, Adem Haliti

Si çdo herë në “90 Plus” do të ketë një debat të nxehtë, ku temë kryesore e diskutimit do të jetë futbolli ndërkombëtar dhe përvoja e dy gjyqtarëve në ndeshjet e organizuara nga UEFA dhe FIFA.

Emisionin “90 Plus” mund ta shikoni në faqen në Facebook të “Radio Prishtina” si dhe në “TV Zëri” duke filluar nga ora 18:15.

Kujtojmë se “90 Plus” është një nga emisionet më të shikuara sportive në vend, ku deri më tani, mysafirë kanë qenë emrat më të mëdhenj të sportit kosovar./Zëri.info

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?