Sporti

Gazetari kosovar publikon super formacionin e Kosovës i cili mund ta shkatërrojë Republikën e Çekisë

Milot Rashica, Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala janë lojtarët të cilët do t`i mungojnë kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet që skuadra e trajnerit Challandes do t`i luaj përballë Republikës së Çekisë dhe Anglisë.

Megjithatë dikush po mendon që kombëtarja e Kosovës e ka një formacion i cili mund ta mposht Republikën e Çekisë, shkruan Korrespodenti.

Është gazetari Ylber Kelmendi, i cili ka publikuar një formacion me lojtarët aktual që ka në dispozicion trajneri Challandes.

Ky është statusi i tij i plot në Facebook

Një formacion nga unë, me lojtarët që i ka Kosova në dispozicion.

Në mungesë të Kolollit nga minuta e parë duhet të luajnë të dytë edhe Haderxhonaj edhe Vojvoda. Janë super kualitativë të dytë, megjithatë trajneri mund të luaj edhe me Rrahmanin në krah, e në vend të Rrahmanit të pozicionohet Aliti.

Mesfusha me Valon Berishën dhe Besar Halimin ndoshta nuk do të ishte shumë fizike, por kreative dhe super ofensive patjetër që do të ishte.

Për Muslijen nuk kam fare dyshim, atij nëse i jepet rasti do të tregojë se sa vlen.

Celina, Zhegrova dhe Muriqi tashmë janë të dëshmuar.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?