Sporti

Gazetari Kelmendi: Shtesën prej 5 euro Qeveria duhet ta lë, por ajo të shkojë për xhudistet dhe Toni Kukën

Pas fitores së medaljes së artë që e arriti xhudistja Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ka pasur shumë reagime, raporton Korrespodenti.

Përveç politikanëve, sportistëve, artisteve edhe shumë gazetarë kanë shkruar në rrjetet e tyre sociale për suksesin që ka arritur 25 vjeçarja Distrie Krasniqi.

Gazetari i njohur i sportit Ylber Kelmendi, ka thënë që Qeveria e Kosovës shtesën prej 5 eurove të cilën e kishte parashikuar t`ua merrte qytetarëve kur i regjistrojnë automjetet, duhet t`ia jap Driton Kukës dhe xhudistëve të cilët po e bëjnë krenar shtetin e Kosovës.

Ky është statusi i tij i plotë:

Driton Kuka duhet ta kete bustin jashte Aeroportit te Prishtines.

Ajo çfare ka arritur dhe po vazhdon me arrit ky mjeshter me keto vajza eshte unike. Nuk ka trajner ne bote qe do nxjerrte kaq shume medalje sa Kuka qe ka fituar me sportistet e tij.

Ate shtesen prej 5 euro per regjistrim te automjeteve, Qeveria duhet ta le. Por ajo te shkoje te Dritoni, Majlinda, Distria, Akili, Nora, Loriana dhe te tjeret.

Ju lumte 🥇👏


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?