Sporti

Futbollisti shqiptar i Skënderbeut kalon në klubin e njohur të Portugalis

Mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi, është transferuar te Boavista në Portugali, ka njoftuar “Panorama Sport” të premten, duke iu referuar burimeve brenda klubit korçar.

Pas disa ditësh negociata, sipas gazetës tiranase, 19-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, ka firmosur me klubin portugez të enjten.

“Skënderbeu do të ruajë edhe një përqindje të kartonit të lojtarit, i cili është pjesë e Kombëtares U-21 të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Panorama.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19