Sporti

Futbollisti i kombëtares së Kosovës rezulton pozitiv me Covid-19, luan në Zvicër

Mbrojtësi dardan Mirlind Kryeziu ka rezultuar pozitiv me virusin COVID19.

Ky njëherë është edhe rasti i parë me virus në futbollin zviceran, saktësisht në skuadrën e Zurichit.

Që nga paraqitja e simptomave të para, ai nuk ka qenë pjesë e stërvitjeve dhe është momentalisht në izolim.

Pjesa tjetër e skuadrës FC Zurich, ku bëjnë pjesë edhe Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu do të testohet sot.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19