Sporti

‘France Football’ ngrit në qiell yllin e Kosovës, ja çka shkruan për të

Fidan Aliti ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme në sfidën e parë të Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Evropian.

Këtë e ka vlerësuar France Football që ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë për të gjitha ndeshjet kualifikuese që u zhvilluan gjatë këtij muaji.

Aliti është në 11-shen e më të mirëve përkrah yjeve të tjerë si Kylian Mbappe, Varane, Gnabry, Barkley etj.

“Së bashku me yjet si Kylian Mbappe, Ross Barkley, dhe Serge Gnabry një vend zë edhe Fidan Aliti. Mbrojtësi i Kosovës që u transferua te Kalmari hyn në 11-she pas performancës në barazimin prej 1 me 1 ndaj Bullgarisë. Në mesin e gjërave të tjera, Aliti asistoi te ish-lojtari i Elfsborgut, Arbër Zeneli, i cili me një goditje nga distanca çoi topin në rrjetë”, shkruan sajti suedez Fotbolls Kanalen.se.

Më tutje ky sajt shkruan për paraqitjet shumë të mira me skuadrën e tij të re.

Kjo është 11-sha më e mirë sipas France Football: Darren Keet (Afrika e Jugut) – Danilo (Brazil), Varane (Francë), Aliti (Kosovë), Schulz (Gjermani) – Dzudzsak (Hungari), Barkley (Angli), Spinazzola (Itali) – Mbappe (Francë), Zahavi (Izrael), Gnabry (Gjermani).