Sporti

Formacion i Kosovës me prurjet e reja, do t`i ‘tmerroi’ kundërshtarët

Së fundi janë duke qarkulluar zërat që tre lojtarë mjaftë cilësor i kanë thënë ‘PO’ kombëtares së Kosovës në futboll.

Sipas mediave në Prishtinë, Elvis Rexhepbeçaj i klubit gjerman Wolsfburg, ka pranuar që të luaj për Kosovën, mesfushori kështu pritet të zë vend menjëherë në skuadrën e drejtuar nga trajneri Challandes, pasi në pozitën e tij mungojnë lojtarët me cilësinë e 21 vjeçarit, shkruan AlbanienShow.

Emri i dytë i cili pritet t`i bashkohet Kosovës është Meritan Shabani, ish lojtari i Bayern Munich së fundmi i është bashkuar klubit Wolves në Premier Ligë, megjithatë për momentin është duke u aktivizuar me skuadrën e të rinjve, por 20 vjeçari pritet që shumë shpejtë ta bëjë debutimin e tij për klubin anglez.

20 vjeçari me prejardhje nga Ferizaj, shihet si një nga talentet më premtues shqiptar dhe jo vetëm.

Emri i tretë i cili i ka thënë ‘PO’ Kosovës, gjithnjë sipas mediave të afërta me lojtarin, është sulmuesi i Baselit Kemal Ademi.

Lojtari këtë vit është transferuar në Basel nga skuadra e Xamax dhe ka shkëlqyer duke realizuar disa gola.

Me këta tre lojtarë trajneri Challandes do ta këtë një listë të gjatë të lojtarëve cilësor të cilët do të luftojnë për një pozitë në formacionin startues.

Më poshtë mund ta shikoni formacionin më të fortë të Kosovës me prurjet e reja.

Në bankën e rezervistëve: Ujkani, Bekaj, Aliti, Kryeziu, Kololli Shala, Shabani, Zhegrova, Avdijaj Ademi


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?