Sporti

FIFA jep lajmin e madh: Në ketë datë nisin garat për Kampionatin Botëror

FIFA i ka publikuar datat zyrtare të zhvillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Gara do të nisë më 21 nëntor, ndërsa finalja është caktuar për 18 dhjetor.

Nikoqiri i turneut, Katari, do ta hapë garën në Kupën e Botës më 21 nëntor të vitit 2022. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Al Bayt Arena dhe është caktuar për orën 11:00 (sipas orës lokale në Kosovë), transmeton Gazeta Express.

Në këtë turne është planifikuar të zhvillohen deri në katër ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve, e cila do të zgjasë 12 ditë. Ndeshjet do të zhvillohen në këto orare: në orën 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00.

Ndërsa ndeshjet e fazës eliminatore të këtij turneu do të zhvillohen në orën 16:00 dhe 20:00.

Play-offi për medaljen e bronztë do të zhvillohet më 17 dhjetor në stadiumin Khalifa International, ndërsa finalja do të zhvillohet në Lusail Stadium më 18 dhjetor në orën 19:00.