Sporti

FC Prishtina ndahet edhe me dy futbollistë

Vazhdojnë largimet nga FC Prishtina.

Bardhekaltrit kanë njoftuar se sot i kanë ndarë rrugët edhe me dy futbollistë.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin kroat Josip Tomasevic dhe sulmuesin afrikan Sadam Sulley.

Kryeqytetasit i kanë falënderuar futbollistët në fjalë për kontributin e dhënë dhe iu kanë uruar suksese atyre në të ardhmen.

Së fundmi, prishtinasit e angazhuan trajnerin Ismet Munishi, ndërsa pritet të bëjnë ndryshime të mëdha edhe në ekip, në mënyrë që ta kenë një sezon më të mirë, në krahasim me atë të fundit.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje