Sporti

Fatmir Latifaj dhe Halil Kastrati pajtojnë dy grupet e tifozëve shqiptarë, pajtimi bëhet në Prekaz

Prekazi bashkon e pajton shqipëtarët edhe në sport. Pajtimi i dy tifozërive shqipëtare nga Maqedonia të KF Shkëndisë dhe KF Shkupit do të bëhet në Prekazin legjendar, nga hoxhallarët Halil Kastrati dhe Fatmir Latifaj. Një sherr i ndodhur ditë më parë mes tifogrupeve shqipëtare në Maqedoni, ka alarmuar edhe hoxhallarët. Kështu me iniciativën e Halil Kastratit dhe Fatmir Latifajt, pajtimi i tyre do të në Prekazin e “Adem Jasharit”.

Kutojmë se ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës kaluar nëpër tensione. Derbi mes Shkupit dhe Shkëndijës në Kupën e Maqedonisë zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi mysafirët kaluan në epërsi me 0-1. Sulmuesi Dashmir Elezi është gëzuar para tifozëve të Shkupit, të cilët e kanë marrë si provokim dhe si pasojë u bë kaos në stadium. Disa nga “Shfercerët” kanë hyrë në fushë dhe kanë nisur të përleshen me lojtarët mysafirë, duke hedhur sende të forta dhe mjete piroteknike.

LEXO EDHE:  Boksieri kosovar Shpetim Bajoku mposht boksierin serb në finale dhe fiton medaljen e artë

Shiko videon:

Anëtarët e Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë kanë reaguar menjëherë, duke parandaluar një incident të madh dhe duke mbrojtur futbollistët e Shkëndijës deri në dhomat e zhveshjes. Ndryshe, policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre tifozë të tifogrupit “Shvcercerat”, për shkak prishjes së ndeshjes Shkupi – Shkëndija.