Sporti

Fantastike, Kosova me ngritjen më të madhe në histori

Tanimë është publikuar renditja më e re e kombëtareve nga FIFA.



Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të madhe në histori të saj.

Kosova tanimë renditët në pozitën e 114, nga pozita e 119 që kishte në renditjen e kaluar.

Kjo ngritje e “Dardanëve” prej 5 pozitash vjen pas një forme të shkëlqyer në të cilën janë duke kaluar djelmoshat e Challandes.

Kosova para kësaj renditje fitoi dy ndeshjet e muajit tetor, atë ndaj Gjibraltarit si dhe ndaj Mali të Zi, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2020.