Sporti

Është bërë hit, por festimi i Dele Alli “është shenjë e Dexhallit”

Dele Alli është akuzuar se po promovon versionin mysliman të Antikrishtit, me festimin e famshëm të golit të tij.

Gjesti misterioz me dorë i yllit të Tottenham debutoi muajin e kaluar dhe është bërë hit nëpër botë, përderisa sfidat në internet po vazhdojnë për ta kopjuar lëvizjen e tij.

Por tani, një konspiracion i çuditshëm indonezian ka dalë në internet dhe njerëzit besojnë se ajo që po e bën futbollisti është shenjë e Dexhallit – profetit të rremë me një sy, për të cilin myslimanët besojnë se do të vijë në Tokë para Ditës së Gjykimit, transmeton Gazeta Express.

Këtë mënyrë festimi, futbollisti e bëri për herë të parë kur shënoi për Spurs kundër Newcastle muajin e kaluar. Pas golit, mesfushori e mbajti njërën dorë në sy duke formuar një “vrimë” në mes për syrin.

Dhe kjo lëvizje shpejt u bë hit në internet, me mijëra njerëz që publikuan fotografi nën hashtagun #DeleAlliChallenge.

Por, njerëzit po e akuzojnë futbollistin anglez se është një agjent i propagandës satanike, duke promovuar simbolin e Dexhallit. Një nga shenjat e ardhjes së Dexhallit në Tokë është edhe rritja e adhuruesve të djallit, thuhet sipas disave.

Disa myslimanë në Indonezi thonë se Dele është një nga ata, sepse festimi i tij përfshin mbylljen e njërit sy, duke shpërndarë kështu propagandën satanike në botë.

Greg Fealy, një profesor në Universitetin Kombëtar të Australisë, që ka hulumtuar teoritë konspirative indoneziane, tha për Coconuts.co se thashetheme të tilla rreth Dexhallit janë rritur viteve të fundit.

ANTIKRISHTI: Disa myslimanë besojnë se festimi është shenjë e Dexhallit – “profetit të rremë”
Ka histori të foshnjave të lindura me një sy që përhapen shpejtë në rrjete sociale, që proklamojnë lindjen e Dexhallit. Prezenca e Dexhallit është shenjë që tregon se fundi i botës është afër”.
Ndërsa ideja konspirative po vazhdon, disa njerëz në rrjete sociale po i “paralajmërojnë” prindërit indonezian që mos t’i lënë fëmijët e tyre ta bëjnë këtë shenjë, shenjën e Dexhallit, transmeton Gazeta Express.

Një person shkroi në Twitter:

“Arsyeja pse s’po e bëj sfidën e Dele Alli është për shkak se Dele Alli po e mbështet indirekt Dexhallin (Luciferin). Nuk dua ta mbështes Luciferin dhe u kërkoj myslimanëve mos ta bëjnë atë. Është kundër Islamit”.