Sporti

Eroll Salihu dhe Kushtrim Munishi vijnë të hënën në ’90 Plus’

Të hënën në emisionin “90 Plus” të autorit Adem Haliti, mysafirët e radhës janë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu dhe trajneri Kushtrim Munishi, shkruan zeri.info.

Autori i “90plus”, Adem Haliti

Si çdo herë në “90 Plus” do të ketë një debat të nxehtë, ku temë kryesore e diskutimit do të jetë Superliga dhe futbolli kosovar në përgjithësi, shkruan Zëri.

Emisionin “90 Plus” mund ta shikoni në faqen në Facebook të “Radio Prishtina” si dhe në “TV Zëri” duke filluar nga ora 18:15.

Kujtojmë se “90 Plus” është një nga emisionet më të shikuara sportive në vend, ku deri më tani, mysafirë kanë qenë emrat më të mëdhenj të sportit kosovar./Zëri

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?