Sporti

Erdogan po ia nxinë jetën legjendës së futbollit të Turqisë: Katër avokatët e mi janë arrestuar

Ish-futbollisti i kombëtares turke Hakan Shukur, ka vijuar me akuzat kundër shtetit turk, duke nënvizuar se i kanë propozuar që nëse kërkon falje, do t’i kthejnë çdo gjë mbrapsht. Ai shton se është në gjendje ta vërtetojë këtë.



“Shikoni, po ju them se më kanë telefonuar dhe më thanë se po të them nja dy fjalë do të më kthejnë çdo gjë që më kanë marrë, duke filluar nga pozita politike deri tek postet më të larta të botës së sportit. Dmth të them 2 fjalë, kërko ndjesë… Pse, i poshtër jam unë?”, thotë ai, ndërsa pak ditë më parë deklaronte se shteti turk i kishte konfiskuar të gjithë pasuritë.

“Unë nuk jam as gjykatës, as prokuror, as polic. Nuk kam ndonjë pushtet, kam vetëm emrin dhe famën si një futbollist i famshëm në botë. Ju më morët në parti për shkak të anës se mirëbesimit që unë kam. Ju me thate qe se bashku me İbrahim Kutluay’in do bëni shumë gjëra të dobishme në aspektin e sportit. Unë nuk ju futa politikes, politika me thirri mua, prej famës….. Me morët në politike për të përdorur mirëbesimin në sytë e njerëzve ndaj meje. Për ata te cilët thonë se politika s’është per ty; u them se politika duhet te behet prej njerëzve te drejte”, shton ai.

“Po të kisha marrë urdhër nga ndonjëri, të gjithë tani do përuleshit para meje. Mallkuar qoftë ajo lloj përuljeje. Nuk kam parë askënd në jetën time nga lart. As do e shoh. Është një shtet që po pushtohet. Kjo ndodh me anë të padrejtësisë. Të drejtat e pasurisë dhe të mbrojtjes janë të shenjta. Ato që fitojmë jashtë vendit, do ti sjellin në vendin tonë dhe pastaj do na quajnë tradhtarë. Ai që ju thotë tradhtar paratë e tij i investon në Zvicër, në ishullin Man. Le të hetojnë. Po ju sfidoj. Bëni kërkime mbi çdo gjë timen. Pse lekët që fitoni në vendin tuaj i sillni këtej”- shton Shukur, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se i kërkojnë të gjykohet në Turqi, ndërsa katër avokatët e tij janë arrestuar. “Në 2 olimpiada turke kam shkuar me avionin e zotit president. Nuk isha i ftuar. Dëshiroi të shkonte me mua atje. Nuk përdora askënd. Unë jam Hakan Shukuri. Jam një futbollist që e njeh gjithë bota. Kjo punë nuk mbaron këtu, është edhe bota tjetër. Eja të gjykohesh më thonë. Katër avokatët e mi janë arrestuar. Ku do të gjykohem? Ka njerëz që kanë tre vjet brenda. Sapo u ka filluar gjyqi”- shton ai.