Sporti

Erdhi nga Zvicra për ta shikuar Kosovën, reagimi i këtij djaloshi tek goli i Vojvodës është epik

Përfaqësuesja e Kosovës shënoi të shtunën një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

“Dardanët” triumfuan 2:1 dhe u ngjitën në vendin e dytë në tabelën e grupit A, derisa posedojnë 8 pikë.Vedat Muriqi (20’) e Mërgim Vojvoda (66’) shënuan për Dardanët, ndërsa Patrik Schick (16’) ishte autor i golit për mysafirët.

Këto rezultate fantastike të Kosovës, ka bërë që interesimi për t’i përcjellë ndeshjet e kombëtares të jetë tejet i madh.Përveç interesimit të madh brenda në Kosovë, e njëjta gjë po ndodh edhe nga diaspora.

Një histori e tillë ka ndodhur në ndeshjen Kosovë – Çeki, ku një fëmijë së bashku me të atin kanë udhëtuar vetëm për këtë takim nga Zvicra.Një video e siguruar nga redaksia e Insportit, shihen pamjet e momentit të golit të fitores të Mërgim Vojvodës me djaloshin e quajtur Diell, gëzimi i të cilit është epik./Insporti.com

LEXO EDHE:

…………….

Më poshtë ju ftojmë të shikoni videon me te gjitha golat Kosovë – Çeki: 2-1