Sporti

Edhe një rikthim i madh për Kosovën për dy ndeshjet e tetorit

Kosova ka vuajtur shumë nga lëndimet në ndeshjet që u zhvilluan në muajin shtator kundër Çekisë dhe Anglisë.



Por tashmë futbollistët janë rikuperuar dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Indeksonline mëson nga burime të afërta se edhe Benjamin Kololli do të jetë gati për këto ndeshje, shkruan Indeksonline.

27 vjeçari është shëruar dhe nga nesër rikthehet normalisht në stërvitje me skuadrën.

Ylli i Zurihut ka bërë vetëm një paraqitje në tetë ndeshjet e fundit të skuadrës.


Ndeshja e fundit me Kosovën ishte kundër Bullgarisë gjatë muajit qershor. /IndeksOnline/