Sporti

Edhe një kosovar në Premier Ligë

Klubi i Premier Ligës, Brighton ka bërë ofertë për transferimin e futbollistit kosovar, Andi Zeqiri.

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku ka bërë të ditur se skuadra angleze këtë ofertë për Zeqirin e ka bërë gjatë ditës së sotme, shkruan Sinjali Sportiv.

Po ashtu, Sadiku tregoi se FFK-ja është duke punuar me kompletimin e dokumentacionit të futbollistit, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit.

Zeqiri po shihet si një opsion mjaft i mirë për Kombëtaren e Kosovës, për zëvendësimin e Vedat Muriqit.