Sporti

Edhe një finale, edhe një Medalje e Artë për Kosovë dhe të gjithë shqiptarët

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Sporti, e në veçanti xhudo po vazhdon të bëjë krenar Kosovën, pasi edhe sot (e shtunë) ka dhuruar medalje për xhudistët tanë.

Është xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Xhudistja nga Kosova ka arritur që të nisi garën me një fitore në ndeshjen e parë ndaj zviceranes, Fabienne Kocher.

Pas fitores ndaj Kocher, radha i erdhi xhudistes Karolina Pienkowska nga Polonia, e cila u mposht me ippon në çerekfinale.

Në gjysmëfinale, Majlinda u takua me francezen numër 1 të botës, francezen Amandine Buchard, të cilën e mposhti gjithashtu me ippon.

Në finale u zhvillua një përballje e fortë me rusen Natalia Kuziutina, por Majlinda arriti të fitojë me ‘golden score’ apo pikën e artë edhe në fund mori medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?