Sporti

Edhe kaq ulëse do t’i shtohen stadiumit “Fadil Vokrri”

Rezultatet e mira të Përfaqësueses së Kosovës kanë bërë që interesimi për ndeshjet e saj të jetë tepër i madh, ndërsa kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” nuk i përmbush as përafërsisht kërkesat e të interesuarve.

Për këtë arsye, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në emisionin “Favorit” në T7 ka thënë se së shpejti do të shtohet numri i ulëseve.

“E kemi bërë projektin që në tribunën lindore të shtohen edhe 7-8 mijë ulëse. Besoj se gjithçka do të kryhet shumë shpejt, me të përfunduar procedurat e nevojshme”, ka thënë Ademi.