Sporti

E vështirë të mos pajtohemi me atë që sapo ka thënë Munishi për Benjamin Kolollin

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 kundër Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 në Ligën C të Kombeve.

Në mungesë të Vedat Muriqit, Benjamin Kololli startoi sonte në qendër të sulmit, teksa deri diku e shpagoi veten me golin e barazimit në minutën e 71-të, por ai ishte larg të qenurit në nivelin më të lartë, shkruan Periskopi.

Se Kololli nuk ishte në element sonte beson edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili në një intervistë për ‘RTK’, ka thënë:

”Besoj që Kololli duhet me lujtë në sulm kur ka hapësira pas vetes. Për këtë ndeshje, kur mbrohtet kundërshtari, duhet me lujtë një sulmues që është më korpulent, sepse të gjitha duelet në ajër i humbi Kololli.” u shpreh Munishi. /Periskopi.com/