Sporti

E rrallë, 13 anëtarë të familjes Kajtazi – sportistë të shquar në Kosovë

Familja Kajtazi, familje sportistësh! I madh dhe i vogël janë të mishëruar me sportin!

Në familjen Kajtazi, kryefjalë është sporti!

Në periudha të ndryshme janë marrë me sport profesional, disa me volejboll, disa me futboll, disa me basketboll, disa me pingpong etj.

Kulmin e suksesit e ka arritur Adriatik Kajtazi si volejbollist, që ka luajtur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa Xhavit Kajtazi, ka qenë përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në volejboll, dhe vëllai i tij Veliu, ish volejbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës (1991-1999) dhe i burgosur për veprimtari kombëtare nga regjimi kriminal serb i kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Fitim Kajtazi, ish- gjyqtar federativ i basketbollit etj.

Veli Kajtazi ka paraqitur një nga një, se me cilat sporte janë marrë 13 anëtarë të familjes së tij. E mahnitshme!

“Familja sportive Kajtazi, në 65- vjetorin e lindjes së Xhavit Kajtazit.

Xhavit Kajtazi, redaktor, përzgjedhës i Kosovës, ish – basketbollist, volejbollist, trajner aktual, muzicient;
Arsim Kajtazi, shkrimtar, piktor, redaktor, ish- volejbollist,
Besim Kajtazi, redaktor, botues, ish- futbollist dhe trajner, pingpongist
Veli Kajtazi, shkrimtar, gazetar, botues, ish- volejbollist anëtar i përfaqësueses së Kosovës, pingponist
Ben Kajtazi dizajner, ish- futbollist i Prishtinës;

Adriatik Kajtazi, volejbollist, anëtar i përfaqësueses së Shqipërisë, trajner, instruktor;
Drin Kajtazi, ekonomist, ish- futbollist i Ramiz Sadikut;

Altin Kajtazi, ekonomist, ish- futbollist i Prishtinës;
Jon Kajtazi, student, volejbollist.

Mungon me arsye Fitim Kajtazi, inxhinier, ish- futbollist, basketbollist dhe ish- gjyqtar federativ i basketbollit…
Familjes sportive i shtohen edhe gurbetqarët:
Astrit Kajtazi ish-futbollist
Ardian Kajtazi ish-futbollist
Arianit Kajtazi futbollist aktiv”, shkruan Veliu në profilin e tij në facebook.