Sporti

E nisi në Drenicë, tani lojtar i Napolit, Rrahmani më i paguar se Hysaj

Amir Rrahmani është praktikisht lojtar i Napolit. Kapiteni i Kosovës arriti të finalizonte transferimin e bujshëm, ndërsa ishte i pranishëm mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e klubit të kaltër për të kryer vizitat mjekësore.



Ish- futbollisti i klubeve shqiptare si Drenica dhe Partizani madje kalon edhe Hysajn me pagë, i cili paguhet 1.6 milionë euro në sezon.

14 milionë euro do të paguajë Napoli në arkat e Hellas Veronës për të përfituar shërbimet e Rrahmanit, i cili do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon.

Rrahmani do të firmosë një kontratë 5- vjeçare me Napolin me të cilët do të bashkohet vetëm në fund të sezonit. Vetëm 6 muaj në elitën e futbollit italian i mjaftuan 25-vjeçarit për të tërhequr vëmendjen e klubeve prestigjioze.