Sporti

E konfirmuar: Vedat Muriqi kalon tek gjigandi evropian

Igli Tare godet sërish. Drejtori sportiv i Lazios ka mbyllur përfundimisht marrëveshjen për transferimin e Vedat Muriqit në skuadrën italiane.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës do të firmosë një kontrate 5-vjecare me Lazion nga e cila do të përfitojë 2.6 milionë euro në sezon.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur i The Guardian, Fabrizo Romano.

“Vedat Muriqi tek Lazio është punë e kryer. Marrëveshja është arritur përfundimisht me Fenerbahcen. Ka mbetur vetëm kompletimi i dokumenteve mes klubeve” – shkroi ai pak minuta më parë në Twitter.

Siç kanë raportuar mediat në Itali dhe Turqi, klubet janë pajtuar për transferimin rreth 20 milionë eurosh, plus bonuseve.

Tare me blerjen e sulmuesit shtatlartë fitoi konkurrencën e shumë klubeve, sidomos atyre angleze që e kërkuan aq shumë 26 vjeçarin.