Sporti

E gjithë Gjermania po flet për Milot Rashicën, faqja zyrtare e DFB-Pokal me fjalët më të bukura për yllin kosovar

Milot Rashica po shkëlqen me fanellën e Werder Bremenit.

Werder Bremen është duke fituar me rezultat 4-1 ndaj Heidenhemit pas pjesës së parë, ndërsa golin hapës të këtij takimi e shënoi Rashica, shkruan Reporteri.net

Ylli nga Vushtrria realizoi gol tejet të bukur në minutën e shtatë ku me një goditje precize mposhti portierin e Heidenheimit.

Faqja zyrtare e DFB-Pokal ia ka kushtuar një postim në Twitter Milotit.

“Werder Bremen po bëjnë mirë dhe ky njeri është në zjarr,” thuhet në postimin e DFB-Pokal.