Sporti

Duda Balje tërheq vëmendjen nga tribunat e Superkupës për femra

Politikanja Duda Balje, duket se është një tifoze e madhe e basketbollit.

Ajo së fundmi ka ndjekur finalen e femrave, të zhvilluar mes Bashkimit dhe Prishtinës

Foto: Duda Balje/Facebook

Vajzat e Prizrenit triumfuan ndaj Prishtinës, në rezultat 83:70.

Finalja e zhvilluar në Rahovec dhuroi emocione të shumta për tifozët e pranishëm dhe ata që e ndoqën nga ekrani.

Balje publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku pozoi nga mbrapa në tribunat e sallës, ndërsa shihej duke bërë tifo për vajzat nga Prizreni.

Foto: SC/Duda Balje/Instagram

“Bashkimi, fituesit”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?