Sporti

Duda Balje në mbështetje të kombëatres: Unë jam me ju !

Ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Balje, duket se i ndjek me vëmendje ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Edhe sot në ndeshjen për kualifikimet Euro 2020 kundër Çekisë, Balje ka thënë se Kosovës sot i duhet fitorja.

Ish-deputetja e cila në Kuvendin e Kosovës përfaqëson komunitetin boshnjak, shpreh mbështetjen e saj të pa rezervë për kombëtaren e Kosovës.

“Përfaqësuesja Jonë e pamposhtur. Djema, sot na duhet fitorja ! Unë jam me Ju !”, ka shkruar ajo.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?