Sporti

Drenica në mbështetje të Thaçit dhe Veselit, muret e shtëpive dhe stadiumet me fotot e tyre

Mbështetja më e madhe, pas ngritjes së aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit, atyre u ka ardhur nga Drenica. Ata në forma të ndryshme kanë reaguar pas bërjes publike të aktakuzave nga ana e dhomave të specializuara, shkruan magazina.al.

Por sot mbështetja ndaj dy liderëve është bërë në mënyrë më unike.

Avdullah Murati nga fshati Baks ka “stolisur” muret e shtëpisë me portretet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kurse në shkallët e stadiumit “Bajram Aliu” në Skënderaj janë shfaqur pano me emrat e dy ish udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.