E martë, 26 Maj, 2020
Sporti

Dortmundi e ka shumë seriozisht, nis kontaktet për transferimin e Rashicës/ Ja detajet

Borussia Dortmund raportohet se ka nisur kontaktet e para me Werder Bremen për yllin e Kosovës, Milot Rashica.



23-vjeçari pati një sezon fantastik në Bundesligë, para se të ndërpritej si shkaku i koronavirusit, duke shënuar shtatë gola dhe dhënë katër asiste në 20 ndeshje në Bundesligë.

Nga ana tjetër, Liverpool gjithashtu besohet se po vëzhgon me vëmendje të gjitha zhvillimet rreth Rashicës.

Por, sipas TodoFichajes, Dortmund kanë filluar negociatat me Bremen për një marrëveshje të mundshme për Rashicën, që vlerësohet të jetë rreth 35 milionë euro.

Lajmet thonë se Dortmundi ka identifikuar Rashicën si një zëvendësues ideal të Jadon Sanchos, që është i lidhur me një kalim te Manchester United.



Kontrata e Rashicës me Werderin është e vlefshme deri në vitin 2022, por largimi i tij këtë verë është i sigurt dhe duket se Dortmundi do të jetë streha e re e Rashicës.



LEXO EDHE:
Publikohet orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës