Sporti

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në kategorinë e saj

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka bërë të ditur ranglistën e xhudisteve më të mira në botë deri në kategorive nën 48 kg, ku Distria Krasniqi zë vendin e parë, transmeton Gazeta Metro.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka publikuar sot top 10 xhudistet më të mira në botë në kategorinë nën 48 kg.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është renditur si më e mira në botë në këtë kategori, e cila është bindshëm më e mirë se rivalet e saja, me gjithsej 8915 pikë të tubuara. Pas saj renditet xhudistja ukrainase, Daria Bilodid dhe japonezja Funa Tonaki.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?